Ne zbatim te kalendarit sportiv te FSHJ per vitin 2024, ne Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” u zhvillua Kampionati Kombetar per Senior & Cadet (m&f).
Pati pjesmarrje te madhe nga te gjitha klubet dhe shoqatat sportive te rregjistruara ne FSHJ.
Duke pasur parasysh konkurencen dhe pjesmarrjen e madhe per nje gjykim sa me te mire dhe cilesor, gjyqtaret kryesor te tapetit i ftuam nga Kosova.
E vecanta e ketij aktiviteti ishte pjesmarrja e femrave te cilat konkuruan ne te gjitha peshat dhe kategorite si dhe pati shume pjesmarres femije te shqiptareve qe punojne dhe jetojne ne Europe ne shtete si Italia, Gjermania dhe Greqia.
Bashkepunimi me xhudista qe jetojne ne Europe vazhdon fuqishem dhe pretendojme qe te gjejme elemente shume cilesore.
Trajneri Shkurt Çullhaj i KS Tirana duke pasur nje pune sistematike dhe duke pasur ekipe zinxhir arriti qe te fitoje ne te gjitha peshat per kategorine Senior meshkuj. Gjithashtu sportisti Indrit Çullhaj vazhdon te mbaje titullin kampion per disa vite rresht.
Kampion per vitin sportiv 2024 u shpallen keta sportiste:
| SENIOR FEMRA |
| 1- Klea Fejza -48kg (KS Tirana) |
| 2- Jugerta Cani -52kg (KS Tirana) |
| 3- Erisa Brahimaj -57kg (KS Tirana) |
| 4- Fjoralba Marku -63kg (Beselidhja) |
| 5- Kasandra Kovaçi -70kg (Vllaznia) |
| 6- Greta Bonollari -78kg (KS Studenti) |
| 7- Validia Aliaj +78kg (Vllaznia) |
| SENIOR MESHKUJ |
| 1- Gabriel Gonsan -60kg (KS Tirana) |
| 2- Klajdi Bitri -66kg (KS Tirana) |
| 3- Indrit Çullhaj -73kg (KS Tirana) |
| 4- Jon Vrenozi -81kg (KS Tirana) |
| 5- Aldo Lushaku -90kg (KS Tirana) |
| 6- Kledis Luanaj -100kg (KS Tirana) |
| 7- Klevis Murati +100kg (KS Tirana) |
Nga sportistat e shpallur kampion vecojme ndeshjet qe zhvilloi Aldo Lushaku dhe shume ndeshje qe arriten ne Golden Score.











